Kthehu te lista
09 Qershor 2017

Auditimi Paralel i Performancës në fushën e prokurimit publik

Në datat 5 – 9 qershor 2017, në Beograd, nën organizimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë dhe pritjen e Institucionit Suprem të Auditimit të Serbisë, është mbajtur cikli i fundit i sesioneve punuese të projektit të dytë regjional Auditimi Paralel i Performancës në fushën e Prokurimit. Përveç kësaj, në datën 7 qershor, Institucioni Suprem i Auditimit të Serbisë ka festuar 10 vjetorin e institucionit në një ceremoni solemne, në të cilën ishte ftuar edhe Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani si dhe krerë tjerë nga Institucionet Supreme të Auditimit nga rajoni dhe më gjerë.

Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, Tomaž Vesel, President i Gjykatës së Auditimit të Sllovenisë dhe Recai Akyel ish President i Gjykatës Turke të Llogarive

Z. Osmani së bashku me Ndihmës Auditoren e Përgjithshme, Vlora Mehmeti dhe ekipin e auditimit, gjithashtu kanë marrë pjesë në punëtoritë e auditimit paralel që janë zhvilluar të ndara në tri sesione me përfaqësues nga të gjitha vendet e përfshira në këtë projekt.

  • Sesioni për Auditorët e Përgjithshëm, ku është diskutuar për sigurimin e cilësisë në auditim, të dhënat e paraqitura në draft raporte si dhe diskutim për procesin e finalizimit të raporteve dhe vlerësimin e ndikimit të auditimit në nivel regjional;
  • Sesioni për menaxherët e auditimeve të performancës, ku është diskutuar për sigurimin e cilësisë dhe menaxhimin e procesit në auditimet e performancës; dhe
  • Sesioni për ekipet e auditimit ku janë diskutuar draft raportet e auditimit, shkrimi i raportit dhe paraqitja e të dhënave vizuale.

Anëtarë të ekipit të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe ekipet nge vendet tjera

Në këtë auditim ishin të përfshira Institucionet Supreme të Auditimit nga shtetet si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Turqia dhe Kosova, dhe auditimet janë kryer në shtetet përkatëse nën këshillimin e vazhdueshëm të grupit të ekspertëve nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve. Raportet e auditimit nga secili shtet pritet të finalizohen dhe publikohen në periudhën qershor- shtator 2017.

Të ngjashme