Kthehu te lista
03 Maj 2019

Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani ka vizituar Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë dhe ka dhuruar pajisje kompjuterike për nevojat e shkollës

Vizita ne gjimnazin Xhevdet Doda

Me rastin e dhurimit të këtij donacioni Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, tha se ky është një akt simbolik për të përkrahur dhe për t’u solidarizuar me përpjekjet e personelit  arsimor dhe nxënësit në nxënien e njohurive të reja dhe sado pak për të përmirësuar kushtet e tyre  të punës.

Në anën tjetër drejtori i Gjimnazit “Xhevdet Doda”, z. Azem Jaha  shprehu falënderimin e tij për këtë donacion duke theksuar se është shumë i mirëseardhur dhe do të jetë në shërbim të nxënësve të kësaj shkolle.

Pajisjet janë të përdorura dhe me ndihmën e ekspertëve të TI-së të Zyrës Kombëtare të Auditimit janë funksionalizuar plotësisht duke i shtuar jetën e përdorimit edhe për një kohë optimale dhe mund të plotësojnë të gjitha nevojat e nxënësve.

Ky aktivitet është duke u zhvilluar në kuadër të programit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për të njohur më mirë rëndësinë e auditimit dhe sensibilizimin e publikut që të mbajnë në përgjegjësi autoritetet publike për zbatimin e rekomandimeve sikurse për të shprehur edhe nevojën për një edukim më cilësor në Kosovë.

Të ngjashme