Kthehu te lista
19 Shtator 2017

Auditori i Përgjithshëm dhe drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit mbajnë takim koordinues

AP_takimMeDrejtorinAKK

Sot, në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli. Takimi kishte qëllim koordinues dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të dy institucioneve, me fokus trajtimin e gjetjeve të prezantuara në raportet e auditimit nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsion, në përputhje me mandatin e tyre ligjor.
Krerët e të dyja institucioneve u dakorduan për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërinstitucional. Në mes tjerash në takim është nënvizuar interesi i shkëmbimit të informatave në mënyrë që të përmbushet mandati i institucioneve respektive dhe të kontribuohet në përmirësimin e qeverisjes së mirë.

Të ngjashme