Kthehu te lista
01 Tetor 2018

Auditori i Përgjithshëm i dorëzoi Kuvendit Planin Strategjik 2018 -2021 dhe Planin Vjetor të Auditimit 

DorezimiPlanitStrategjik

Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, në një takim të veçantë i ka dorëzuar z. Driton Selmanaj, Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Planin Strategjik të Zyrës Kombëtare të Auditimit 2018 – 2021 dhe Planin Vjetor të Auditimit për Sezonin Auditues 2018/2019.

Plani përfshinë të gjitha aktivitetet audituese për sezonin auditues 2018/19, në hartimin e të cilit janë marrë në konsideratë: Plani strategjik i ZKA-së (2018-2021), përmbushja e obligimeve kushtetuese e ligjore për auditime të rregullsisë, mbulueshmëria sa më e gjerë me auditime të performancës bazuar në vlerësimin mbi rëndësinë, nivelin e rrezikut dhe aktualitetin e temave (çështjeve) të caktuara, përfshirja e një numri më të madh të ndërmarrjeve publike si dhe adresimi i kërkesave specifike të Kuvendit dhe të palëve të tjera të interesit, etj. Planifikimi i këtyre auditimeve është bërë duke pasur parasysh edhe burimet njerëzore dhe financiare që ka në disponim ZKA.

Auditimet do të realizohen në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit (“SNISA”) duke u bazuar në vlerat univerzale të ISA-ve dhe të ZKA-së si, pavarësia, profesionalizmi, integriteti dhe transparenca. Të gjitha raportet e ZKA-së janë të qasshme për publikun dhe publikohen në faqen e internetit të ZKA-së.

 

Të ngjashme