Kthehu te lista
28 Shkurt 2017

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës mori pjesë në Konferencën Vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë

KonferencaKLSH_443267.jpg

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani mori pjesë në punimet e Konferencës Vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) të Republikës së Shqipërisë.

Në hapje të punimeve të Konferencës, z. Osmani përgëzoi drejtuesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit për arritjet dhe punën e bërë gjatë vitit 2016 dhe prezantoi aspekte të performancës institucionale të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Z. Osmani u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në mes të dy institucioneve më të larta supreme të auditimit të Shqipërisë dhe Kosovës në realizimin e aktiviteteve sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar në nëntor 2016, si dhe falënderoi kryetarin e KLSH-së z. Leskaj, për mbështetjen që KLSH po i jep ZKA-së në proceset e integrimit në organizatat ndërkombëtare.

Të ngjashme