Kthehu te lista
23 Janar 2019

Auditori i Përgjithshëm mban takim me përfaqësuesit e Organizatave Buxhetore të Republikës së Kosovës

AP_takimiMePerfaqesuesit e OB

Sot, Zyra Kombetare e Auditimit ka mirëpritur në takim informues Zyrtarët Kryesor Financiar të Organizatave Buxhetore të nivelit qendror dhe lokal. Me këtë rast janë prezantuar çështje dhe tema me rëndësi që kanë të bëjnë me auditimin dhe raportimin  e pasqyrave vjetore financiare për vitin 2018 nga Organizatat Buxhetore.

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, z. Ilir Salihu, në fjalën e tij të hapjes theksoi se tani gjindemi në një periudhë kohore shumë të rëndësishme sa i përket përgatitjes, raportimit dhe auditimit të pasqyrave financiare vjetore për vitin 2018 dhe se qëllimi i këtij takimi është informimi më i mirë dhe diskutimi i çështjeve me interes për Zyrën Kombëtare të Auditimit, Departamentin e Thesarit dhe Zyrtarët Kryesor Financiar si palë kryesore në këtë proces.

Z. Ahmet Ismaili, Drejtor i Përgjithshëm i Thesarit në fjalën e tij ka tërhequr vëmendjen për afatet e përcaktuara për dorëzimin dhe mundësinë e korrigjimit të pasqyrave financiare vjetore para se ato zyrtarisht të jenë finale. Z. Ismaili, theksoi se në të gjitha vlerësimet ndërkombëtare që i bëhen Kosovës, dokumenti i parë si më i besueshëm dhe që merret në konsideratë është raporti i Auditorit të Përgjithshëm. Prandaj, ju bëj thirrje që të angazhoheni në adresimin e rekomandimeve të dhëna nga Auditori i Përgjithshëm, sepse çdo gjetje e prezantuar në raport në thelb ngrit çështje të rëndësishme dhe ka një proces për adresimin e tyre, tha ai.

Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, z. Çerkin Morina ka prezantuar çështjet kryesore për të cilat zyrtarët Kryesor Financiar duhet të tregojnë kujdes gjatë përgatitjes së pasqyrave financiare vjetore, gjithashtu i ka njoftuar edhe me kërkesat për këtë fazë të auditimit.

Takimi ka vazhduar me diskutim të hapur dhe adresimin e çështjeve me interes të ngritura nga Zyrtarët Kryesor Financiar të organiztave buxhetore.

Takim i ndarë është mbajtur edhe me Zyrtarët Kryesor Financiar të Ndërmarrjeve Publike që i nënshtrohen auditimit për vitin financiar 2018.

 

Të ngjashme