Kthehu te lista
28 Shkurt 2018

Auditori i Përgjithshëm mori pjesë në konferencën e Institutit GAP “Efektet e Ligjit për faljen e borxheve”

Konferenca e Institutit GAP

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti GAP, me rastin e publikimit të Analizës “ Efektet e ligjit për faljen e borxheve”.

Z. Osmani, në fjalën e tij, ka vlerësuar raportin e publikuar nga Instituti GAP, si një analizë të rëndësishme  dhe që ofron mjaft informata për publikun e gjerë por edhe për të gjithë akterët të cilët ligji për faljen e borxheve i bën përgjegjës për implementimin e tij.

Auditori i Përgjithshëm, më tutje ka theksuar se auditimet nga Zyra Kombëtare e Auditimit kanë nxjerrë që menaxhimi i obligimeve që dalin nga ky ligj ka qenë i pa qëndrueshëm, pasi dështimi kryesor është bërë në zbatimin e nenit 5 të ligjit, ku kërkohet nga të gjitha ndërmarrjet publike dhe institucionet shtetërore të krijojnë listat e personave që do të mund të përfitonin nga ky ligj. Sipas, z. Osmani vetëm ATK dhe Dogana kanë përpiluar listat e tyre.

Me qëllim të përmirësimit të transparencës dhe mbledhjes së detyrimeve, si dhe për të rritur përgjegjësinë e konsumatorëve, Instituti GAP në këtë raport nxjerr rekomandime adresuar  për Ministrinë e Financave, Zyrën Kombëtare të Auditimit, dhe Qeverinë e Kosovës.

Lidhur me këtë, Auditori i Përgjithshëm, theksoi se do ta marrë në shqyrtim që në planin e punës 2018/2019 të përfshijë edhe auditimin e performancës për implementimin e ligjit për faljen e borxheve.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe zëvendësministri i Financave, z. Fatmir Gashi, drejtori i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, z. Raif Preteni, dhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike, komunave dhe institucioneve të tjera publike.

Të ngjashme