Kthehu te lista
20 Tetor 2017

Auditori i Përgjithshëm  mori pjesë në takimin e 15 të Grupit të Punës së EUROSAI-t për Auditimet e Mjedisit

EUROSAI_Tirane

Me datë 18 tetor 2017, në Tiranë, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani i shoqëruar nga Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, morën pjesë në takimin e 15të  të grupit punues të EUROSAI-t për Auditimet e Mjedisit (WGEA), organizuar nga Kontrolli Lartë i Shtetit të Shqipërisë. Temat kryesore të aktivitetit ishin “Auditimi i përdorimit të tokës dhe zhvillimi” dhe “Si mund të përdoren të dhënat në auditimet e mjedisit?”.

Në këtë takim morën pjesë rreth 75 përfaqësues nga 26 Institucione Supreme të Auditimit. Ky grup pune ka në përbërjen e tij 42 anëtare dhe është krijuar ne vitin 1999 në Kongresin e IV-t të EUROSAI-t. Qëllimi i këtij grupi është promovimi i frymës së bashkëpunimit bazuar në integritet, komunikim të hapur dhe përsosmëri profesionale. Kjo synohet të arrihet nëpërmjet inkurajimit dhe mbështetjes së bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimit të eksperiencës së mirë midis SAI-ve. Zyra Kombëtare e Auditimit, është ftuar t’i bashkohet këtij grupi në vitin e kaluar në takimin e mbajtur në Shkup të Maqedonisë. Aktualisht, ZKA është e angazhuar në auditimin përbashkët të performancës mbi ‘Cilësinë e ajrit’.

Në kuadër të këtij takimi është mbajtur edhe seminari trajnues i dedikuar për të Dhënat dhe Analizat në Auditimin e Mjedisit, i cili është ndjekur nga dy auditorë të ZKA-së të përfshirë në auditimin e përbashkët për cilësinë e ajrit.   Diskutimi dhe shembujt e prezantuar gjatë punimeve shërbyen si një platformë e shkëlqyer për shkëmbimin e eksperiencave të përfaqësuesve të SAI-ve pjesëmarrëse në nxjerrjen e të dhënave, përpunimin e tyre dhe përdorimin e burimeve inovative të të dhënave.

Të ngjashme