Kthehu te lista
21 Nëntor 2019

Auditori i Përgjithshëm priti në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë

Vizita e Ambasadorit te Britanise 01

Sot, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, z. Nicholas Abbott.

 Në këtë takim, Auditori i Përgjithshëm, e ka njoftuar diplomatin britanik për punën dhe rezultatet e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Në veçanti është diskutuar për çështjet kryesore që kanë rezultuar nga puna audituese dhe ndikimin e rekomandimeve për të rritur llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë të institucioneve.

Z. Osmani, ka falënderuar Ambasadën Britanike që në vazhdimësi e ka përkrahur Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe është angazhuar që përmes projekteve konkrete të ngris kapacitetet tona.

Ambasadori Abbott, ka inkurajuar Auditorin e Përgjithshëm dhe auditorët që të vazhdojnë punën e mirë dhe të japin kontributin për përmirësimin e vazhdueshëm në menaxhimin e mirë të financave publike, rritjen e transparencës në administratë publike dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Të ngjashme