Kthehu te lista
01 Tetor 2019

Auditori i Përgjithshëm priti në takim përfaqësuesen e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian në Kosovë për fushatën zgjedhore

Takimi me perfaqesuesen e Misionit Vezhgues te BE

Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur sot në takim znj. Elissavet Karagiannidou analiste e financave të fushatës zgjedhore nga Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në takim u diskutua lidhur me procesin e financimit dhe auditimit të partive politike në Kosovë, me theks të veçantë lidhur me ligjet në fuqi dhe draft ligjin e propozuar nga Qeveria mbi financimin e partive politike si dhe punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit në auditimin e fondeve publike.

Z. Osmani njoftoi znj. Elissavet Karagiannidou për angazhimin e ZKA-së në kompletimin e kornizës ligjore në lidhje me transparencën në financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore.

Auditori i Përgjithshëm nënvizoi se edhe korniza e ardhshme ligjore duhet të rregullojë këtë çështje në masën që këto kërkesa të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, me qëllim të avancimit të mëtejshëm të rregullave në aktivitetet dhe financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore.

Të ngjashme