Kthehu te lista
05 Prill 2017

Auditori i Përgjithshëm priti prokurorët e rinj në Zyrën Kombëtare të Auditimit

ProkuroretERinje_853323.jpg

Sot, me 5 prill 2017, në Zyrën Kombëtare të Auditimit, është mbajtur trajnimi  për Prokurorët e rinj të emëruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës në dhjetor 2016, qëllimi i të cilit është njohja më për së afërmi me rolin, mandatin dhe procesin auditues të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Me këtë rast Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, i ka përshëndetur ata dhe ju ka dëshiruar punë të mbarë në detyrën e re.

Përveç prezantimeve nga Departamenti Ligjor për Auditim, gjatë trajnimit është planifikuar edhe një diskutim i hapur i prokurorëve të rinj dhe stafit të ZKA-së lidhur me punën audituese dhe legjislacionin penal si dhe bashkëpunimi me organizatat e drejtësisë.

Të ngjashme