Kthehu te lista
09 Shtator 2019

Auditori i Përgjithshëm shpreh ngushëllime për vdekjen e ish kolegut Z. Venhari

Logo_ZKAeKosoves

Të  nderuar kolegë të Zyrës Kombëtare të Auditimit

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen tragjike të ish kolegut të Zyrës Kombëtare të Auditimit z. Artan Venhari, i cili humbi jetën tragjikisht me datën 7 shtator 2019.

Z. Artan Venhari, i lindur më 6 shkurt 1974, themeloi marrëdhënie pune në Zyrën Kombëtare të Auditimit në shtator të vitit 2012 në pozitën e punës “Zëvendës i Auditorit të Përgjithshëm” ku punoi deri në shkurt të vitit 2017.

Me rastin e vdekjes se Artanit, Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani, në emrin e tij dhe të personelit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Venhari.

Auditorit të Përgjithshëm z.Osmani, i kanë dërguar telegrame ngushëllimi Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nga Shqipëria z.Bujar Leskaj dhe ushtruesi i detyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut z. Naser Ademi.

Përmes kësaj shkrese, Auditori i Përgjithshëm z. Osmani, të gjithë punonjësve të Zyrës Kombëtare të Auditimit iu përcjellë ngushëllimet më të sinqerta të tij si dhe të kryetarëve të  institucioneve homologe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Artani, do të mbetet gjithnjë në kujtesen tonë si punonjës, kolegë i respektuar dhe mik i dashur.

 

Departamenti për Komunikim në ZKA

Të ngjashme