Kthehu te lista
14 Nëntor 2019

Auditori i Përgjithshëm viziton Gjykatën Evropiane të Auditorëve

AP vizite ne ECA

Sot, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, i shoqëruar nga Zëvendësi i tij z. Ilir Salihu, zhvilluan një vizitë zyrtare në Gjykatën Evropiane të Auditorëve (ECA) në Luksemburg, ku u takuan me Kryetarin e ECA-së, z.Klaus Hainer Lehne.

Bisedimet u fokusuan në vazhdimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në nivel profesional. Temë e bisedimeve ishte edhe pjesëmarrja e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës (ZKAK) në programet dhe aktivitetet e institucioneve evropiane të auditimit.

Auditori i Përgjithshëm, z.Osmani, uroi z.Lehne për emërimin e tij edhe për një mandat tjetër si President i ECA-së dhe e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë ZKAK-së, veçanërisht për ofrimin e mundësive për auditorë e ZKAK-së që të marrin pjesë në programet e praktikës profesionale. Kjo paraqet një mundësi shumë të mirë për auditorët e ZKAK-së që të njoftohen me praktikat e mira evropiane për auditim dhe të mësojnë drejtpërsëdrejti nga ekspertët e ECA-së.

Presidenti i Gjykatës Evropiane të Auditorëve, z.Lehne, i vlerësoi të arriturat e ZKAK-së dhe rikonfirmoi mbështetjen e ECA-së për ZKAK-në si në zhvillimin e kapaciteteve profesionale ashtu edhe në përfshirjen e ZKAK-së në programet e organizimet rajonale dhe evropiane të auditorëve.

Të ngjashme