Kthehu te lista
12 Tetor 2017

Barometri i Ballkanit 2017 – Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës më e besuara ndër institucionet e auditimit në vendet e rajonit

BarometriBallkanit

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ka publikuar Barometrin e Ballkanit për vitin 2017, në të cilin ofrohen të dhëna nga hulumtimi i opinionit të publikut dhe bizneseve në shtetet e Ballkanit. Një nga indikatorët për Barometrin e Ballkanit 2017 ishte edhe vlerësimi i besueshmërisë në institucionet publike dhe përceptimi i publikut për pavarësinë e tyre.

Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës është vlerësuar nga 47% e qytetarëve si institucion të cilit i besojnë qoftë plotësisht apo pjesërisht. Ky është niveli më i lartë i besueshmërisë krahasuar me institucionet supreme të auditimit të vendeve të Ballkanit.

Ky vlerësim është një indikator i rëndësishëm në angazhimin e vazhdueshëm të Zyres Kombëtare të Auditimit në përmbushjen e mandatit të saj kushtetues e ligjor dhe të vizionit të saj për të përmirësuar transparencën, efikasitetin dhe llogaridhënien e administratës publike.

Raportin e plotë mund ta gjeni në uebfaqen:
Regional Cooperation Council

Të ngjashme