Kthehu te lista
29 Mars 2019

Bashkëpunimi në mes auditorëve dhe deputetëve ka shënuar progres të rëndësishëm për të rritur ndikimin e auditimit të jashtëm

2019_03_30_10_12_351

Kështu tha sot në Shkup, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, në konferencën rajonale “Bashkëpunimi në mes të Zyrës Shtetërore të Auditimit dhe Parlamentit” ku po marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë nga vendet e rajonit dhe më gjerë.

Sot në Shkup kanë filluar punimet e konferencës rajonale për të trajtuar bashkpunimin midis Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamentëve të cilat i ka hapur Naser Ademi, Auditor i Përgjithshëm i Maqedonisë në detyrë , ndërsa përvojat e tyre kanë prezentuar ede perfaqesues nga Gjermania, Turqia, Bullgaria, Polonia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi e Kosova.

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës në këtë konferencë ka prezantuar në panelin e parë përvojën dhe praktikat e bashkëpunimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit  me Parlamentin në Kosovë. Në mes tjerash, gjatë prezentimit ka nënvizuar rezultatet dhe shembujt konkret të Kuvendit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit përmes së cilave janë përmisuar shërbimet dhe është arritur vlera për para si dhe aktivitetet që janë ndërmarrë për përmiresimin e dialogut midis auditorëve dhe deputetëve me qëllim që këta të fundit t’i përdorin raportet e rekomandimet për të mbajtur në llogaridhënie institucionet ekzekutive.

Punimet e Konferencës kanë vazhduar me prezantime dhe diskutim në panelin e dytë për temën “Përcjellja e rekomandimeve të auditimit nga Parlamenti”

Deputetë dhe auditorë nga rajoni kanë shkëmbyer mendimet e tyre lidhur me përvojat e tyre dhe se si ndikimi përmes auditimit mund të rritet.

Në margjinat e kesaj Konference, z. Osmani ka pasur rastin të bisedoj me homologët dhe përfaqësuesit e shumë vendeve për të rritur bashkpunimin bilateral në fushën e auditimit të jashtëm.

Kjo konferencë është organizuar në vigjilje të shënimit të 20-të vjetorit të themelimit të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut.

Të ngjashme