Kthehu te lista
16 Korrik 2019

Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë

Vizita ne Bullgari 01

Në datat 15-16 Korrik, një grup auditorësh nga Zyra Kombëtare e Auditimit nën udhëheqjen e Ndihmës Auditorit të Përgjithshme z.Qerkin Morina morën pjesë në një vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë.

Gjatë qëndrimit në Sofie, delegacioni nga Zyra Kombëtare e Auditimit u prit nga Presidenti i Zyrës Kombëtare të Bullgarisë z.Tzvetan Tzvetkov, ku u bisedua për mandatin, organizimin dhe planifikimin strategjik të këtij insitucioni.

Kjo vizitë i shërben thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe shkëmbimit të përvojave të auditimit në sektorin publik. Gjatë dy ditëve janë shkëmbyer përvojat në planifikimin strategjik dhe aktiviteteve të auditimit, planifikimin vjetor të auditimit, planifikimi i një auditimi individual dhe planifikimi i auditimit të performancës në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë.

Delegacioni nga ZKA, përveç që kanë prezantuar përvojat dhe rezultatet e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, në mënyrë interaktive kanë marrë pjesë në diskutimet e përbashkëta me homologët bullgar, lidhur me planifikimin e auditimit, mënyrat dhe praktikat për përmirësimin e mëtejmë të planeve të auditimit.

Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi në fusha të ndryshme të auditimit të forcohet më tutje me qëllim të shkëmbimit të informatave, përvojave dhe praktikave të mira në interes të ngritjes së nivelit të cilësisë së auditimit të jashtëm në të dyja vendet.

Të ngjashme