Kthehu te lista
14 Shkurt 2018

Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit vizitë zyrtare në Zyrën e Auditimit të Polonisë

vizita Poloni foto 1

Në datat 13 – 14 shkurt 2018, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës ka zhvilluar vizitë zyrtare në Zyrën Supreme të Auditimit të Polonisë.

Gjatë qëndrimit në Varshavë, z. Osmani ka takuar Presidentin e Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, z. Krzysztof Kwiatkowski, Zëvendës Presidentin e kësaj Zyre, z. Wojciech Kutyła si dhe zyrtarë të tjerë.

Qëllimi i vizitës ishte fuqizimi dhe bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy institucioneve dhe  aktivitetet konkrete në kuadër të realizimit të Projektit të Binjakëzimit në mes të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Projekti ka dy komponentë kryesore që përqendrohen në qasjen dhe metodologjinë e auditimit të Ndërmarrjeve Publike, të zhvilluara dhe me mbështetje të Divizionit për Menaxhimin e Cilësisë në Auditim dhe atij të auditimit të Ndërmarrjeve Publike.

Përveç kësaj bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi në fusha të ndryshme të auditimit të forcohet më tutje me qëllim të shkëmbimit të informatave, përvojave dhe praktikave të mira në interes të ngritjes së nivelit të cilësisë së auditimit të jashtëm në të dyja vendet.

Të ngjashme