Kthehu te lista
22 Dhjetor 2017

Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit vizitë zyrtare në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë

Vizita_NAO_Suedi

Në datat 18 – 20 dhjetor 2017, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës kanë qëndruar për vizitë në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë në Stokholm.

Gjatë kësaj vizite janë zhvilluar takimeve të veçanta si dhe sesione punuese me qëllim të diskutimit të përbashkët për treguesit e ndryshimit dhe qasja e brendshme për menaxhimin e ndryshimit në institucion, planin strategjik dhe të auditimit të ZKA-së dhe planin e zbatimit të projektit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

Delegacioni i Kosovës në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të kësaj vizite ka takuar edhe znj. Giedre Švediene, ish Auditore e Përgjithshme e Lituanisë, e ftuar nderi nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë.

Duam të theksojmë se përveç bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy institucioneve, Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë do të mbështesë Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, përmes projektit tre vjeçar, në forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare për institucionet supreme të auditimit. Në mënyrë më specifike në fushat e: Auditimit të Performancës, Auditimit të rregullsisë (financiare dhe të Pajtueshmërisë), Lidership, Menaxhim të Burimeve Njerëzore, Komunikim dhe Planifikim Strategjik.

Të ngjashme