Kthehu te lista
01 Qershor 2019

Fëmijët e punonjësve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, mësojnë për rëndësinë e auditimi duke festuar

Festa e femijeve

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Fëmijëve, në ambientet e Zyrën Kombëtare të Auditimit, është organizuar aktivitet kulturore – artistike me fëmijët e punonjësve të institucionit.

Me këtë rast, fëmijët të shoqëruar nga prindërit e tyre punonjës të këtij institucioni, patën mundësi të njoftohen me vendin e punës së prindërve të tyre. Për të krijuar një përvojë të këndshme dhe atmosferë  të ngrohtë ishin të pranishëm personazhet e preferuar të  animuar për fëmijë, krijimi i lojërave të shumta të shoqëruara me muzikë dhe vallëzime.

Aktivitete të ngjashme, ku fëmijët mësojnë për rëndësinë e auditimit duke festuar, tashmë janë bërë tradicionale nga ZKA. Ky aktivitet njëditor i organizuar, përveç argëtimit, iu ka mundësuar fëmijëve për tu njohur me botën dhe natyrën e të punuarit. Këto aktivitete shërbejnë edhe si një mundësi e mirë për prindërit për të nisur fillimet e diskutimeve për vlerat e punës, ndërsa institucionit iu ka mundësuar që të ndajnë njohurit, praktikat e mira dhe shkathtësitë përkatëse që kërkohen në vendin e punës.

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve mbështetet nga konventa ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve dhe u kushtohet të gjithë fëmijëve, ku në mbarë botën festohet me aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim të vënë në vëmendje rritjen e vetëdijesimit për mirëqenien e fëmijëve, respektimin e te drejtave të tyre, pa dallim moshe apo kombësie.

Aktivitete me qëllim të promovimi të rëndësisë së veprimtarisë audituese do të organizohen në vazhdimësi në mënyrë që të sensibilizohet publiku për nevojën e përmirësimeve në administratën publike.

 

Të ngjashme