Kthehu te lista
24 Dhjetor 2019

Ftesë për media

LogoPerWeb

Të nderuar përfaqësues të mediave,

 

Ju ftojmë të ndiqni tryezën e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Siguria e Ushqimit, rast studimi: produktet e mishit dhe të grurit”

Tryeza do të mbahet:

Të enjten me datën 26 dhjetor 2019 në ora 10:00,

në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit,

Lagjja Arbëria, Rr. Ahmet Krasniqi, 210

Prishtinë

 

Në tryezë janë të ftuar përfaqësues nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Komuna e Vushtrrisë dhe Gjilanit, shoqëria civile, mediat e organizatat ndërkombëtare.

Tryeza është e hapur për publikun dhe ka karakter informues lidhur me përmbajtjen, gjetjet dhe rekomandimet e auditimit. Debati do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit.

Duke vlerësuar rolin tuaj në këtë tryezë, pjesëmarrja juaj është e mirëpritur.

Të ngjashme