Kthehu te lista
07 Shkurt 2019

Ftesë për media

LogoPerWeb

Të nderuara media,

 

Ju ftojmë të ndiqni nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Shtetërore të Auditimit të Republikës së Maqedonisë.

Marrëveshja ka për qëllim intensifikimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve supreme të auditimit të të dyja vendeve.

Marrëveshja nënshkruhet me datë 8 shkurt 2019, ora 11:15, në ambientet e Zyrës Kombëtare e Auditimit, Rr.Ahmet Krasniqi, 210, Arbëri, Prishtinë.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit z.Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës dhe z. Naser Ademi, U.d. Auditor i Përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë, do të japin nga një deklaratë.

 

Ju mirëpresim!

Të ngjashme