Kthehu te lista
06 Shkurt 2020

Ftesë për publikun

LogoPerWeb

Ju ftojmë të ndiqni tryezën e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ku do të prezantohet raporti i auditimit të performancës “Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2018 – 2020 në sektorin e arsimit dhe të infrastrukturës”.

 

Tryeza do të mbahet:

Të premten me datën  07 shkurt  2020 në ora 10:00,

në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit,

Lagjja Arbëria, Rr. Ahmet Krasniqi, 210

Prishtinë

 

Në tryezë janë të ftuar përfaqësues nga Ministria e Financave, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, Zyra për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, institucionet e arsimit të lartë,  shoqëria civile, mediat e organizatat ndërkombëtare.

 

Jeni të mirëseardhur.

 

Të ngjashme