Kthehu te lista
23 Dhjetor 2019

Ftesë për publikun

LogoPerWeb

Ju ftojmë të ndiqni tryezën e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Siguria në trafikun rrugor”.

 

Tryeza do të mbahet:

Të martën me datën 24 dhjetor 2019 në ora 10:00,

në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit,

Lagjja Arbëria, Rr.Ahmet Krasniqi, 210

Prishtinë

 

Në tryezë janë të ftuar përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Policia e Kosovës, Komuna e Prishtinës, shoqëria civile, mediat e organizatat ndërkombëtare.

Tryeza është e hapur për publikun dhe ka karakter informues lidhur me përmbajtjen, gjetjet dhe rekomandimet e auditimit. Debati do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit.

Duke vlerësuar rolin tuaj në këtë tryezë, pjesëmarrja juaj është e mirëpritur.

Të ngjashme