Kthehu te lista
24 Prill 2019

Fuqizohet bashkëpunimi midis institucioneve supreme të auditimit të Kroacisë dhe të Kosovës

1.

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur sot në takim pune Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kroacisë z. Ivan Klešić dhe bashkëpunëtorët e tij. Temë qendrore e këtij takimi ishte intensifikimi i bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellë me qëllim të forcimit të auditimit të jashtëm në të dyja vendet.

Z. Osmani ka uruar z. Klešić për rizgjedhjen e tij në mandatin e dytë nga Parlamenti i Kroacisë dhe i ka informuar mysafirët lidhur me të arriturat, sfidat si dhe objektivat strategjike të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kroacisë z. Ivan Klešić, ka vlerësuar lartë punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe progresin e arritur në auditimin e jashtëm në Kosovë. Ai ka theksuar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndër-institucional, me qëllim të shkëmbimit të informatave dhe përvojave, në interes të avancimit të mëtejmë të auditimit të jashtëm dhe përmirësimit të menaxhimit të parasë publike.

Krerët e të dyja institucioneve kanë nënvizuar përfitimet që mund të arrihen përmes një procesi të qëndrueshëm të bashkëpunimit bilateral. Në mbështetje të zhvillimit profesional, të dy palët janë pajtuar për një bashkëpunim të vazhdueshëm, koherent e konkret që do të realizohet përmes shkëmbimit të ekspertëve dhe shkëmbimit të përvojës audituese.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, delegacioni kroat do të zhvillojë takime me deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe me zyrtarë të lartë qeveritar.

Të ngjashme