Sot në Zyrën Kombëtare të Auditimit është organizuar trajnim për gjyqtarët e gjeneratës së gjashtë të sapo emëruar nga Presidenti i vendit.
Me këtë rast Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, ka mbajtur një fjalë përshëndetëse dhe ju ka uruar punë të mbarë në detyrën e re.
Ndërsa, z. Qerkin Morina, Ndihmës Auditor i Përgjithshëm dhe z. Safet Berisha, Drejtor i Departamentit Ligjor në Auditim, kanë prezantuar para tyre mandatin dhe funksionin e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe punës audituese që kryen zyra si dhe për bashkëpunimin me legjislativin dhe organet e drejtësisë. Në kuadër të trajnimit është zhvilluar edhe një seancë – diskutim i hapur ku të pranishmit kanë shkëmbyer mendimet e tyre dhe kanë bashkëbiseduar për praktikat e mira në punë.
Auditimi i performances në sektorin publik është një faktor i rëndësishëm për të bërë ndryshimin në jetën e qytetarëve. Ky lloj auditimi i mban të fokusuar zyrtarët përgjegjës në ...
Sot, në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Besnik Osmani dhe Zëvendësi i Revizorit Kryesor Shtetërorë të Republikës së ...
Të nderuara media, Ju ftojmë të ndiqni nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Shtetërore të ...
Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë përkrah Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve të lidershipit Në datat 28-30 Janar 2019, udhëheqësit e ekipeve të ...