Kthehu te lista
12 Maj 2017

Komunikatë për Media: Auditori i Përgjithshëm pret në takim Jacek Jezierski

Takimi_JacekJezierski_307858.jpg

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani,  ka pritur sot në takim pune z. Jacek Jezierski, aktualisht Këshilltar i Presidentit të ISA-it Polak, Krzysztof Kwiatkowski, i cili në të kaluarën ka qenë President Institucionit Supreme të Auditimit të Polonisë dhe Kryesues i Bordit të EUROSAI, ku Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës synon anëtarësimin e plotë dhe me të drejta të barabarta.

Diskutimi është bazuar në shkëmbimin  e përvojave në mes dy institucioneve në fushën e auditimit dhe janë shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit bilateral me theks të veçantë në përkrahjen e Zyrës Kombëtare të Auditimit në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu janë trajtuar një varg çështjesh konkrete që kanë të bëjmë me auditimet në fushën e përformancës dhe të rregullsisë.

Z. Osmani dhe z. Jezierski, kanë pasur pajtim të plotë që bashkëpunimi midis institucioneve mund të vendoset në shumë fusha dhe që përfitimi do të jetë i përbashkët me qëllim të përparimit dhe forcimit të aktiviteteve audituese në mënyrë që të rritet kualiteti i auditimeve.

Të ngjashme