Kthehu te lista
05 Korrik 2017

Komunikatë për Media: Zyra Kombëtare e Auditimit diskutoi auditimet e performancës me shoqërinë civile

DiskutimiSHC_AuditimetPerformances_578982[1]

Zyra Kombëtare e Auditimit ka organizuar tryezë pune me organizatat e Shoqërisë Civile me qëllim të diskutimit të temave për auditim të performancës, për sezonën audituese 2017/2018.

Në këtë tryezë janë shpalosur temat me interes për auditim të performancës të identifikuara nga ekipet audituese të Zyrës Kombëtare të Auditimit si dhe propozimet nga shoqëria civile.

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, në fjalën e tij ka ftuar përfaqësuesit e organizatave të Shoqërisë Civile të pranishëm në tryezë që bashkërisht të identifikojmë sfidat me të cilat përballet shoqëria jonë, vështirësitë që hasin institucionet publike në përmbushjen e detyrave të tyre të cilat pastaj ndikojnë në performancën e tyre dhe rrjedhimisht afektojnë shërbimet për qytetarët dhe mirëqenien në përgjithësi.

Përfaqësues të organizatave të Shoqërisë Civile prezent në këtë takim kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe kanë vlerësuar kontributin e saj në forcimin e llogaridhënies dhe rritjen e transparencës në administratë publike.

Të ngjashme