Kthehu te lista
17 Nëntor 2017

Kontrolli i Lartë i Shtetit zhvillon vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit

VizitaStudimore e KLSH

Në datat 8 dhe 9 nëntor 2017 një grup prej 12 auditorësh të Kontrollit të Lartë të Shqipërisë, kanë zhvilluar vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

Vizita është zhvilluar në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dyja institucioneve dhe për qëllim kishte njohjen më për së afërmi me bazën ligjore dhe funksionimin e ZKA-së, marrëdhëniet me Parlamentin si dhe mënyrën dhe praktikat e auditimit që nga faza e planifikimit e deri te zbatimi i rekomandimeve.

Gjatë kësaj vizite janë mbajtur takime ku  pjesëmarrësit nga të dyja institucionet kanë zhvilluar diskutime interaktive mbi bazën e argumenteve profesionale duke  shpalosur shembuj dhe praktika konkrete të hasura gjatë punës audituese.

Të ngjashme