Kthehu te lista
11 Shkurt 2020

Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe diskutojnë për rëndësinë e menaxhimit të financave publike

11-02-2020-ZvKM-2

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, i shoqëruar nga presidenti i Institucionit Shtetëror të Auditimit i Emirateve të Bashkuara Arabe, Dr. Harib Saeed Al Amimi, si dhe zyrtarët e tjerë të delegacionit arab u priten sot në takim nga zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti.

Presidenti Al Amimi uroi Zëvendëskryeministrin e parë  z. Hoti për marrjen e përgjegjësive të reja. Ai po ashtu ofrojë mbështetjen e tij dhe organizatës të cilën e udhëheq në rrugën që Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës ka nisur me rastin e anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit.

Ndërsa, Zëvendëskryeministri Hoti, falënderoi z. Al Amimi  për përkrahjen e vazhdueshme gjatë tri viteve të fundit për anëtarësimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në  Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit si dhe siguroi atë se Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet dhe përkujdeset për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga raportet e auditimeve në mënyrë që qeverisja në sektorin publik të arrijë dhe të jetë në nivelin e duhur.

Ky takim u realizua në kuadër të vizitës së Dr. Harib Saeed Al Amimi në Kosovë për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Domethënia dhe rëndësia e anëtarësimit në INTOSAI: ndikimi dhe përfitimet për Institucionet Supreme të Auditimit” të organizuar nga ZKA-ja. Konferenca organizohet me rastin e pranimit të ZKA-së në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI), si dhe në kuadër të shënimit të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës (17 shkurtit).

Të ngjashme