Kthehu te lista
16 Nëntor 2017

Lansimi i projektit të binajkëzimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë

LansimiProjBinjakezimit_ZSA te Polonise

Sot, në kuadër të vizitës së Presidentit të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit është lansuar projekti i binajkëzimit “ Zhvillimi i kapaciteteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit lidhur me auditimin e Ndërmarrjeve Publike” Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe arrin vlerën prej 200 000 eurove.

Me këtë rast, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka shprehur falënderimin e tij në radhë të parë për Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar në zhvillimin e kapaciteteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës përmes projekteve të binjakëzimit po ashtu është shprehur shumë i kënaqur që Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë do të jetë partnerë në realizimin e këtij projekti, marrë parasysh përvojën dhe kredibilitetin e lartë që gëzon ky institucion.

Nga ana e tij, z. Krzysztof Kwiatkowski, President i Zyrës Supreme të Polonisë, është shprehur se institucioni i tij do të angazhohet për të maksimizuar përfitimet që ZKA do të pranojë nga ky projekt. Z. Kwiatkowski,  ka theksuar se për të arritur këtë, ai ka angazhuar dy prej ekspertëve të tij më të mirë si udhëheqës të projektit.

Shefi i Sektorit Politik, Ekonomik dhe për Integrime Evropiane, Riccardo Serri, me këtë rast tha: “Jam i lumtur që po e nisim këtë projekt binjakëzimi që i siguron mbështetje Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë. Një administratë publike llogaridhënëse, transparente dhe efikase është ajo çfarë kërkon BE-ja dhe për çfarë po përpiqet Kosova.

Të ngjashme