Kthehu te lista
17 Nëntor 2017

Marrëveshjet për Shërbimet e Veçanta dhe Kontratat e Punës për Detyra Specifike

Zyra e Kombëtare e Auditimit  ka publikuar raportin e auditimit të pajtueshmërisë dhe performancës “Marrëveshjet për Shërbime të Veçanta  dhe Kontrata Pune për Detyra Specifike.

Përmes këtij auditimi, ne synojmë të promovojmë transparencën dhe rrisim llogaridhënien tek autoritetet përgjegjëse lidhur me menaxhimin e Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta/ Kontratave për Punë Specifike dhe tё ofrojmë rekomandime për përmirësim.

Organet e administratës publike për kryer punët në mënyrë më efektive në drejtim të përmbushjes së objektivave institucionale dhe kërkesave të qytetarëve përveç numrit të lejuar të punonjësve, mund të angazhojnë edhe zyrtarë tjerë me Marrëveshje për Shërbime të Veçanta /Kontrata Pune për Detyra Specifike. Angazhimi i zyrtarëve duhet të bëhet në bazë të një planifikimi të mirëfilltë të nevojave si dhe monitorimit të rezultateve.

Raporti përmban informata mjaft të rëndësishme për të cilat duhet diskutuar, dhe Zyra Kombëtare e Auditimit ka identifikuar mangësi dhe ka nxjerrë këto konkluzione të përgjithshme:

Ministritë dhe Komunat e audituara kishin angazhuar punonjës me Marrëveshje për Shërbime të Veçanta /Kontrata Pune për Detyra Specifike pa ndonjë planifikim të mirëfilltë dhe monitorim lidhur me performancën e tyre. Raportimi për stafin e angazhuar me nuk ishte i plotë dhe i saktë. Angazhimi i punonjësve me marrëveshje/kontrata në 2016 ishte rritur krahasuar me vitin 2015, e me këtë janë rritur edhe kostot e financimit të këtyre marrëveshjeve. Për vitet 2015/2016 vetëm nga institucionet e audituara për këtë lloj marrëveshje janë shpenzuar 3,903,597€. Krahasuar me vitin 2015, shpenzimet për këtë lloj angazhimi në 2016 në nivelin qendror ishin rritur për 55%, ndërsa në nivelin lokal ishin rritur për 76%.

Me gjithë zhvillimet në drejtim të një menaxhimi më të mirë të burimeve njerëzore ngecjet janë evidente në zbatimin e Marrëveshje/kontrata pune për detyra specifike. Mos vlerësimi i nevojave, mos planifikimi dhe mos zbatimi i kërkesave ligjore gjatë lidhjes së marrëveshjeve të tilla nuk e kanë siguruar administratën publike që angazhimet e tilla kanë përmirësuar performancën dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

Ministria e Administratës Publike nuk kishte hartuar legjislacionin sekondar/procedurat për këtë lloj angazhimi. Në mungesë të këtyre procedurave, Organizatat buxhetore kanë lidhur marrëveshje për shërbime të veçanta pa ndonjë kriter apo procedurë unike e cila do të siguronte se menaxhimi i tyre është bërë në pajtim me parimin e transparencës, barazisë dhe konkurrencës.

Angazhimi përmes marrëveshjeve në shumicën e rasteve nuk është bërë në pajtueshmëri me kërkesat ligjore. Shumica e të angazhuarve ishin për mbulimin e pozitave të rregullta dhe për shërbimet/punët të cilat duhej t’i kontraktoheshin përmes procedurave të prokurimit e jo për punë  apo detyra specifike.

Raportin e plotë mund ta lexoni në ueb faqen tonë: www.zka-rks.org

Të ngjashme