Kthehu te lista
18 Dhjetor 2019

Mbahet takimi vjetor i Komitetit Drejtues i projektit “Bashkëpunimi për zhvillimin institucional në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe Suedisë”

Takimi Komitetit Drejtues Stokholm

Këshilli i Komitetit Drejtues i Projektit për bashkëpunim e për zhvillim institucional në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës mbajtën mbledhjen e rregullt vjetore në Stokholm të Suedisë.  Mbledhja u drejtua nga Auditori i Përgjithshëm i Suedisë, Helena Lindberg dhe Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani.

Përfaqësuesit e dy institucioneve supreme të auditimit diskutuan për nivelin e zbatimit të planit të aktiviteteve për vitin 2019, të arriturat e deritanishme dhe për mundësinë e arritjes së marrëveshjes së re, e cila ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve dhe sigurimin e mbështetjes profesionale për ZKA-në në zbatimin standardeve ndërkombëtare të auditimit.

Marrëveshja parasheh zhvillimin e aktiviteteve specifike në fushat si: auditime të performancës, auditime të rregullsisë (financiare dhe të pajtueshmërisë), lidership, menaxhim të burimeve njerëzore, komunikim dhe planifikim strategjik.

Në këtë takim Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, u shoqërua nga Zëvendës-Auditori i Përgjithshëm, Ilir Salihu dhe Udhëheqësi i Departamentit për Çështje Juridike, Safet Berisha.

 

Të ngjashme