Kthehu te lista
25 Prill 2019

Njoftim për publikun: Prezantimi i raportit “Zhvillimi i Kapaciteteve në Procesin e Bërjes së Politikave dhe Koordinimit – Projekt i financuar nga Sida dhe zbatuar nga Zyra e Kryeministrit”

LogoPerWeb

Zyra Kombëtare e Auditimit me datë 26 Prill 2019 (e premte), nga ora 9:45-12:00 do ta bëjë prezantimin e raportit të fundit të publikuar “Zhvillimi i Kapaciteteve në Procesin e Bërjes së Politikave dhe Koordinimit – Projekt i financuar nga Sida dhe zbatuar  nga Zyra e Kryeministrit”.

Prezantimi i raportit të auditimit të performancës do të mbahet në sallën Orion në rrugën Rexhep Luci.

Në këtë tryezë të ftuar janë përfaqësues të të gjitha Ministrive, Zyrës së Kryeministrit, projektit SIDA , shoqërisë civile, mediat, organizatat ndërkombëtare.

Prezantimi ka karakter informues lidhur me  përmbajtjen, të gjeturat  dhe rekomandimet e dala nga ky auditim.  Diskutimi do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit.

 

Të ngjashme