Kthehu te lista
01 Qershor 2018

Nxënësit për festën e fëmijëvë mësojnë për rëndësinë e auditimit

1 qershori

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, me rastin e shënimit të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka pritur për vizitë në Zyrën Kombëtare të Auditimit, një grup nxënësish nga Shkolla e Mesme e Ulët “ Hasan Prishtina”, të Prishtinës.

Me këtë rast, z. Osmani  me bashkëpunëtorë kanë bashkëbiseduar me fëmijët si dhe u janë përgjigjur pyetjeve të tyre. Po ashtu, janë zhvilluar lojëra dhe janë prezantuar shembuj për nxënësit në mënyrë që ata të kuptojnë rolin dhe rëndësinë e auditimit.

Mësimit përmes festimit, i janë bashkuar edhe aktorët e njohur Jeton Zogjani dhe Edi Kastrati.

Aktivitete të ngjajshme me qëllim të promovimi të rëndësisë së veprimtarisë audituese do të organizohen në vazhdimësi në mënyrë që të senzibilizohet publiku për nevojën e përmirësimeve në administratën publike.

Të ngjashme