Kthehu te lista
16 Nëntor 2019

Përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit morën pjesë në Punëtorinë “Çmimi ekonomikisht më i favorshëm – çfarë më tutje?”

Cmimi ekonomikisht me i favorshem

Me datat 16 dhe 17 nëntor, auditorët nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës, Arben Selimi dhe dhe Donjetë Dreshaj,  morën pjesë në punëtorinë  me temë “Çmimi ekonomikisht më i favorshëm- çfarë më tutje?”. Punëtoria u organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues nga institucionet vendore me njohuri në fushën e prokurimit publik nga aspekti rregullativ, zbatues dhe mbikëqyrës/llogaridhënës si: Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Prokuroria e Shtetit, Agjencia Qendrore e Prokurimit, Agjencia Kundër Korrupsion dhe OJQ-të.

Gjatë kësaj punëtorie janë shqyrtuar përvojat vendore dhe ato të Bashkimit Evropian sa i përket aplikimit në aktivitetet e prokurimit të kriterit çmimi ekonomikisht më të favorshëm. Po ashtu është diskutuar edhe për kapacitetet aktuale në nivelin zbatues dhe sfidat e pritshme gjatë zbatimit të këtij kriteri.

Kjo temë u trajtua me ligjërata, punë në grupe, diskutime të hapura dhe në fund është bërë përmbledhja e mendimeve.

Fillimisht janë prezantuar disa nga problemet aktuale në prokurimin publik. Më tutje është prezantuar Rregullorja 67 e Direktivës 2014/24 / KE, si vlerësohet tenderët bazuar në kriterin çmimi ekonomikisht më të favorshëm dhe cilat janë nën kriteret e këtij kriteri.  Pastaj u trajtuan çështja lidhur me kapacitetet që i ka Kosova për implementim dhe menaxhim e tenderëve që aplikojnë këtë kriter për të siguruar qëndrueshmërinë e furnizimit.

Përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit janë deklaruar se edhe pse përqindja aktuale e shfrytëzimit të kësaj procedure është e vogël (rreth 1% për vitet e kaluara) ka kapacitete për të mbuluar fushën e prokurimit që ka të bëjë me aplikimin e kriterit çmimi ekonomikisht më i favorshëm.

Shumica e pjesëmarrëse kanë qenë të mendimit se kjo procedurë duhet të fillojë të aplikohet me pilot projekte deri në vitin 2022 në mënyrë që të ketë përgatitje të duhura për përdorim të kësaj procedura me kapacitete të plota.

Megjithatë sipas pjesëmarrësve, mund të ketë sfida në aplikimin e këtij kriteri për shkak se zyrtarët e prokurimit mund të mos jenë kompetent për të zhvilluar këtë procedurë.

Të ngjashme