Kthehu te lista
15 Nëntor 2019

Përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit morën pjesë në seminarin për Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR)

Seminari ne Qipro

Me datë 15 nëntor, në Larnaka të Qipros u mbajt seminari për Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). Seminari u organizua nga Zyra e Auditimit të Republikës së Qipros.

Qëllimi i seminari ishte  ndikimi i Rregullores  së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave në Institucionet Supreme të Auditimit (ISA) dhe në menaxhimin e të dhënave gjatë procesit të auditimit, për mbledhjen, transferimin, ruajtjen dhe shkatërrimin e të dhënave personale. Fokus i veçantë i është dhënë funksionit, rolit dhe detyrave të  Zyrtarit për Mbrojtjen e të Dhënave në Institucionit Supreme të Auditimit (ISA). Prezantues ishin zyrtarë me përvojë nga Gjykata Evropiane e Auditorëve (ECA) dhe nga Komisioni Evropian.

Në seminar është prezantuar hulumtimi mbi zbatimin e kësaj rregullore nga ISA-të Evropiane, ndërsa përmes diskutimeve pjesëmarrësit kanë shkëmbyen përvojat e vendeve të tyre rreth ligjeve dhe rregulloreve të brendshme të ISA për trajtimin e të dhënave personale gjatë proceseve audituese. Në mënyrë të veçantë ISA e Hungarisë ka prezantuar përvojën dhe praktikën e saj në zbatimin e kësaj Rregulloreje. Po ashtu janë ngritur shqetësimet rreth nivelit të zbatimit të kësaj Rregulloreje.

Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues nga Institucionet Supreme të Auditimit të Shqipërisë, të Austrisë, të Çekisë, të Kroacisë, të  Estonisë, të Finlandës, Hungarisë, Holandës, Irlandës, Italisë, Qipros dhe Serbisë. Ndërsa Zyra Kombëtare e Auditimit u përfaqësua nga Udhëheqësi i Departamentit për Performancë dhe Teknologji Informative z. Samir Zymberi dhe auditorë e TI-së znj. Shqipe Mujku Hajrizi.

Përfaqësuesit nga ZKA  zhvilluan biseda dhe takime jo formale me përfaqësues nga Holanda, Estonia, Kroacia, Shqipëria, Qipro, Finlanda, Austria, të cilët kanë shfaqur interesim për zhvillimin e Zyrën Kombëtare të Auditimit të cilët po ashtu kanë përshëndetur anëtarësimin e ZKA-së në INTOSAI si dhe kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, sidomos në fushën e auditimeve të TI dhe performancës.

Të ngjashme