Kthehu te lista
06 Dhjetor 2018

Plani i veprimit ndihmon qeverisjen e mirë dhe udhëheqjen komunale të Kamenicës për zbatimin e rekomandimeve të auditimit

Debati ne Kamenice

Sot në Kuvendin Komunal në Kamenicë është mbajtur debati i fundit për këtë vit,  rreth nivelit të zbatimit të rekomandimeve të auditimit të jashtëm nga komunat e Kosovës, në kuadër të serisë së debateve të organizuara nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN).

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës z. Besnik Osmani, në këtë debat ka theksuar rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të auditimit me qëllim të përmirësimit të qeverisjes dhe menaxhimit më të mirë të parasë publike. Z. Osmani, në veçanti ka theksuar rëndësinë e planeve të veprimit për zbatimin e rekomandimeve si pikënisje për të përmirësuar gjendjen dhe për të dëshmuar angazhimin për qeverisje të mirë

Nga ana tjetër Kryetari i Komunës së Kamenicës, z. Qëndron Kastrati, u shpreh se këtë vit janë marrë veprime të caktuara në drejtim të adresimit të rekomandimeve të auditimit dhe ky angazhim do të vazhdojë edhe viteve në vazhdim.

Në këtë debat morën pjesë, këshilltarët komunal të Kamenicës dhe qytetarë e përfaqësues të shoqërisë civile nga kjo komunë. Qëllimi i debatit ishte diskutimi i gjetjeve të prezantuara në raportin e auditimit për këtë komunë, si dhe vlerësimi se cili është niveli i zbatimit dhe cilat janë veprimet për tu ndërmarrë në të ardhmen.

BIRN paraprakisht ka kryer dhe publikuar analizën e raporteve të auditimit të jashtëm për katër vitet e fundit për Komunën e Kamenicës, e cila në debat u prezantua nga z. Visar Prebreza, redaktor i gazetës “Jeta në Kosovë”.

Të ngjashme