Kthehu te lista
20 Tetor 2017

Presidenti ofron mbështetje për punën e Auditorit të Përgjithshëm

Takim_Presidenti

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, z. Besnik Osmani, të cilit i ka dhënë mbështetje për punën dhe aktivitetet e Auditorit të Përgjithshëm.

Presidenti Thaçi ka thënë se Auditori i Përgjithshëm me punën e tij është duke forcuar llogaridhënien duke rritur besimin në institucionet publike.

“Ju përgëzoj për përkushtimin, profesionalizimin dhe pavarësinë e institucionit tuaj”, ka theksuar Presidenti.

Nga ana tjetër, Besnik Osmani ka thënë se Zyra Kombëtare e Auditimit do të vazhdojë të bëjë auditimin e detyrueshëm të rregullsisë për Buxhetin e Qeverisë së Kosovës si dhe auditime tjera.

Presidenti ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet maksimale për transparencë

Lajmi është marrë nga uebfaqja e Zyrës së Presidentit :
http://bit.ly/2yECPE9

 

Të ngjashme