Aksioni u realizua me iniciativë të Sindikatës së ZKA-së e me përkrahjen e menaxhmentit, si dhe në koordinim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
Për dallim nga vitet e tjera, sipas drejtuesve të Sindikatës, këtë vit 28 Nëntori- Dita e Flamurit po shoqërohet me “pikëllim të thellë për vëllezërit dhe motrat në Shqipëri, të cilët nuk arritën t`i mbijetojnë pasojave të tërmetit që goditi ditë më parë Shqipërinë”.
“Ideja dhe iniciativa ka qenë e përbashkët. Punonjësit kanë shprehur gatishmërinë për t`u solidarizuar me situatën në Shqipëri. Një falënderim për të gjithë punonjësit, të cilët në formën më të mirë dhe më humane kanë zgjedhur që të solidarizohen”, tha Fejzullah Fejza, kryetar i Sindikatës së ZKA-së.
Aksioni është mirëpritur dhe përshëndetur nga zyrtarë të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, të cilët njoftuan se gjaku i dhuruar do të dërgohet në Shqipëri, në momentin që do të pranojnë ndonjë kërkesë nga autoritetet shqiptare.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) sot prezantoi raportin e perfomancës “Menaxhimi i Mirëmbajtjes së Institucioneve Publike Arsimore”, përmes një tryeze të rrumbullakët. Në tryezë morën ...
Në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit, janë mbajtur dy punëtori me temën “Sigurimi i cilësisë në auditim”. Punëtoritë ...
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) të premten organizoi debatin për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm në Komunën e Malishevës. Të pranishëm në këtë debat ...
Me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë Holandeze, Rrjetit të Gazetarisë Hulumtuese në Ballkan- BIRN Kosova, si dhe në bashkëpunim me ACDC-në nga veriu i Kosovës, filloi zbatimi i ...