Kthehu te lista
24 Shkurt 2020

Rritja e ndikimit të auditimit përmes bashkëpunimit në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve

Konferenca ne Malin e Zi 01

Më  20 dhe 21 shkurt 2020, në Mal të Zi, u mbajt konferenca “Puna me Parlamentin për të përmirësuar ndikimin e auditimit” nën organizimin e OECD/SIGMA, ndërsa nikoqir ishte Institucioni Shtetëror i Auditimit të Malit të Zi.

Kjo konferencë u organizua në kuadër të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për Bashkimin Evropian (BE) dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin përfaqësues të Parlamenteve si deputetë, stafi i komisioneve parlamentare përkatëse si dhe përfaqësues të Institucioneve Supreme të Auditimit nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

Kosova në këtë konferencë u përfaqësua nga Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, kryetari i Komsisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati, Sekretari i Pergjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe Qëndresa Mulaj, Udhëheqëse e Kabinetit të Auditorit të Përgjithshëm.

Kryetari i Komsisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati, ka prezantuar në panelin “Organizimi i seancave dëgjimore përfshirë sistemin e raportimit” ku foli për rolin e komisioneve parlemnetare në rritjen e ndikimit të auditimit.

Më këtë rast ai shprehu perkushtimin e tij për të intensifikuar bashkpëunimin me Zyrën Kombëtare të Audititmit të Kosovës me qëllim të rritjes së përgjegjësisë në institucionet publike për menaxhimin e parasë publike.

Konferenca ishte interaktive dhe u bazua në prezantime të rasteve. Ekspertët nga vendet anëtare të BE-së informuan pjesëmarrësit për praktikat në vendet e tyre, ndërsa përfaqësues nga ISA-t pjesë e Rrjetit dhe Parlamentet shkëmbyen përvojat e tyre se cilat janë praktikat për organizimin e takimeve për shqyrtimin parlamentar të raporteve të auditimit.

Pjesëmarrësit e konferencës ranë dakord se është e rëndësishme që parlamentet të marrin rolin e tyre të mbikëqyrjes financiare mbi shpenzimet e qeverisë dhe të angazhohen me ISA-të për mënyrat më të mira për të përfituar nga pasuria e informacionit mbi menaxhimin e financave publike që ISA-të mbledhin gjatë punës së tyre të auditimit.

Të ngjashme