Kthehu te lista
31 Tetor 2019

Rritja e ndikimit të auditimit të jashtëm në Komuna

Punetorite ne komuna

Me qëllim të rritjes së ndikimit të auditimit të jashtëm, Zyra Kombëtare e Auditimit në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, kanë organizuar tri punëtori ndër regjionale në komunat e Kosovës.

Me datat 25, 28 dhe 30 tetor janë mbajtur punëtori ndër regjionale me komunat: Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Pejë. Temë qendrore e këtyre punëtorive ishte përmirësimi i adresimit të rekomandimeve të cilat do të ndikojnë në rritjen e llogaridhënies dhe përmirësimin e performancës komunale, në veçanti në fushën e menaxhimit të parasë publike.

Pjesëmarrës në këto punëtori ishin përfaqësues të Kuvendeve Komunale, Zyrtarë të Financave, Auditor të Brendshëm nga të gjitha komunat e Kosovës si dhe përfaqësues nga shoqëria civile. Ndërsa, përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ishin Naser Arllati, Ndihmës Auditor i Përgjithshëm dhe Astrit Bllaca, Bujar Bajraktari, Shkëlqim Xhema, udhëheqës të departamenteve të auditimit.

Në këto punëtori, përfaqësuesit nga ZKA kanë diskutuar lidhur me çështjet kyçe të dala nga raportet e auditimit të Komunave në vitin 2018 si: të gjeturat kryesore nga raportet e auditimit, rekomandimet e dhëna dhe niveli i zbatimit të rekomandimeve, si dhe sfidat e mundshme që ndikojnë në nivelin e ulët të zbatimit të rekomandimeve. Po ashtu në këto punëtori është diskutuar edhe për sfidat dhe pengesat me të cilat ballafaqohen zyrtarët komunal gjatë zbatimit të rekomandimeve.

Të ngjashme