Kthehu te lista
19 Prill 2018

Sqarim nga Zyra Kombëtare e Auditimit

LogoZyres

Zyra Kombëtare e Auditimit dëshiron të sqarojë për opinionin e gjerë se lidhur me informacionin e publikuar në portalin lajmi.net, me datë 18 prill 2018, në artikullin “Ekskluzive: Kallëzim penal për rastin e diplomatëve kosovarë që iu ka skaduar mandati (Emrat)”, nuk ka bërë asnjë kallëzim penal sikurse thuhet në artikull.

Zyra Kombëtare e Auditimit është në fazën finale të auditimit për vitin financiar 2017 për të gjitha organizatat buxhetore, përfshirë Ministrinë e Punëve të Jashtme. Asnjë informatë lidhur me këtë auditim nuk është shpalosur ende. Sipas standardeve ndërkombëtare për auditim në sektorin publik, Zyra Kombëtare e Auditimit nuk do të jap asnjë koment para se raportet e auditimit të jenë finale dhe të publikohen në uebfaqen tonë.

Zyra Kombëtare e Auditimit shpreh konsideratën e saj për bashkëpunimin korrekt të mediave dhe për hapësirën mediale që ato ndajnë për prezantimin e punës së ZKA-së. Në interes të informimit sa më të saktë dhe të drejtë të publikut, jemi gjithmonë të gatshëm të sqarojmë çështjet që lidhen me punën audituese dhe aktivitetin e institucionit tonë.

Të ngjashme