Kthehu te lista
11 Shtator 2019

Thellohet bashkëpunimi bilateral në mes të institucioneve supreme të auditimit të Kosovës dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe

Vizita ne Emiratet e Bashkuara Arabe 01

Me ftesë të Presidentit të Institucionit Shtetëror të Auditimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Dr. Harib Saeed Al Amimi, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani po zhvillon vizitë zyrtare në këtë institucion. Qëllimi i kësaj vizite është intensifikimi i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e auditimit të jashtëm të sektorit publik.

Z. Osmani e ka njoftuar homologun e tij lidhur me progresin e arritur të Zyrës Kombëtare të Auditimit në zhvillimin e kapaciteteve institucionale e njerëzore për auditimin e institucioneve publike në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA).

Presidenti i Institucionit Shtetëror të Auditimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Dr. Harib Saeed Al Amimi, njëherësh edhe Kryesues i Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) është shprehur se ka përcjellë me vëmendje të veçantë punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe ka vlerësuar arritjet e konsiderueshme të saj.

Gjatë qëndrimit në Abu Dhabi, Auditori i Përgjithshëm i shoqëruar nga Qëndresa Mulaj, Udhëheqëse e Kabinetit të AP-së dhe Fitim Haliti, Drejtor për Auditimin e Ndërmarrjeve Publike do të bashkëbisedojnë me kolegët nga institucioni homolog i Emirateve të Bashkuara Arabe edhe për përvojën dhe sfidat për auditimin bazuar në rrezik, auditimet e Teknologjisë Informative si dhe menaxhimin e cilësisë në auditim.

 

Të ngjashme