Kthehu te lista
27 Tetor 2018

Thellohet bashkëpunimi me Zyrën Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë

Vizita e AP ne ZSHA Maqedonise

Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës i udhëhequr nga Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, ka zhvilluar vizitë në Zyrën Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë me ku janë pritur nga z. Naser Ademi, Ud. i Auditorit të Përgjithshëm dhe zyrtarë tjerë të lartë të këtij institucioni.

Gjatë takimit është biseduar për progresin dhe zhvillimet në të dyja institucionet supreme të auditimit si dhe çështje me interes të përbashkët si metodologjia e auditimit, auditimet e TI-se dhe automatizimi i procesit te auditimit, auditimi i ndermarrjeve publike etj.  Gjithashtu u vlerësua se bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve ka rezultuar me aktivitete konkrete dhe komunikim pro aktiv dhe se ky bashkëpunim duhet promovuar edhe më tutje.

Bashkë me Auditorin e Përgjithshëm në vizitë ishin edhe Z. Ilir Salihu, Zv. Auditor i Përgjithshëm dhe z. Naser Arllati, Ndihmës Auditor i Përgjithshëm.

Të ngjashme