Kthehu te lista
04 Tetor 2019

Thellohet bashkëpunimi në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit të Kosovës dhe Polonisë përmes projektit të binjakëzimit

Projekti i binjakezimit me SAI Polonise

Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, z.Besnik Osmani ka pritur sot në takim udhëheqësin e projektit të binjakëzimit, z.Wojciech Kutyla nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë (NIK).

Në takimin e parë të Komitet Drejtues të Projektit të Binjakëzimit “Forcimi i mëtutjeshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës”, pjesëmarrës ishin përfaqësues të projektit nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë, ZKA-së dhe përfaqësues nga zyra e BE-së në Kosovë.

Në këtë takim u bisedua për rëndësinë e projektit në ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve Supreme të Auditimi dhe ndikimin e projektit në ngritjen e kapaciteteve në forcimin e mëtejmë të ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Po ashtu, është prezantuar e më pas është miratuar plani gjashtë mujor i projektit.

Projekti “Forcimi i mëtutjeshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës” financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa zbatues i projektit është Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë (NIK).

Projekti përbëhet nga tre  komponente kryesore; komunikimi me qytetarët, Parlamentin dhe palët e tjera të interesit; fuqizimi i kapacitete institucionale të ZKA-së; dhe përditësimi i manualeve të auditimit (financiar dhe të pajtueshmërisë) dhe letrave të punës, në përputhje me legjislacionin dhe standardet ndërkombëtare të auditimit.

Të ngjashme