Kthehu te lista
11 Maj 2017

Tryeza: Sistemi i Menaxhimit të Performancës në Komuna

MenaxhimiPerformancesNeKomuna_893185.jpg

Me datën, 11 Maj 2017, në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Departamenti i Auditimit të Performancës ka organizuar tryezë pune lidhur me temën” Funksionimi i sistemit të menaxhimit të performancës në komuna”. Në këtë tryezë, pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përfaqësues nga komunat dhe përfaqësues nga projekti për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS).

MAPL në bashkëpunim me donator ndërkombëtarë ka zhvilluar Sistemin për Menaxhimin e Performancës së Shërbimeve Komunale. Matja e performancës së komunave ka për qëllim që vetë komunat, MAPL, qytetarët dhe të gjitha palët e interesit ta kuptojnë se deri në çfarë shkallë komunat kanë arritur të ofrojnë shërbime në kohën dhe cilësinë e duhur, në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Diskutimi kryesisht është fokusuar në sfidat që komunat hasin gjatë punës me këtë sistem dhe rritja e performancës përmes menaxhimit më të mirë të këtij sistemi. E tërë kjo do të shërbejë për qëllime të auditimit, njëkohësisht duam të nxisim edhe komunikimin e drejtpërdrejtë midis palëve të përfshira në procesin auditues.

Të ngjashme