Kthehu te lista
21 Maj 2018

USAID partner me Zyrën Kombëtare të Auditimit për zbulimin e mashtrimit

Marreveshja me USAID

Sot, Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, Xhejms Houp, dhe Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi (MiM) për forcimin e përpjekjeve të përbashkëta në luftimin e korrupsionit në prokurimin publik në Kosovë. MiM përcakton parimet udhëheqëse të bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe USAID-it, përmes aktivitetit Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM) në Kosovë.

Me këtë rast Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, tha “Për mua si Auditor i Përgjithshëm, është shumë e rëndësishme ngritja e kapaciteteve tona në identifikimin dhe raportimin e dukurive negative siç janë mashtrimi dhe korrupsioni, atëherë kur gjatë auditimit vërejmë se ka elemente të tilla

Ndërsa, Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë Xhejms Houp theksoi “USAID-i është i përkushtuar që të ndihmojë ZKA-në dhe Qeverinë e Kosovës në zbulimin dhe luftimin e korrupsionit në prokurimin publik, duke garantuar një cilësi më të mirë të shërbimeve për qytetarët.

Shumë shpesh në Kosovë, qytetarët, organizata të shoqërisë civile dhe sektori privat raportojnë se fondet publike keqorientohen, duke rrezikuar cilësinë e shërbimeve publike, dëmtuar besimin e qytetarëve dhe dekurajuar investimet e huaja. Një sistem efektiv i prokurimit përfshinë mekanizma që kujdesen për fondet publike dhe që minimizojnë humbjen e të hyrave përmes kontrollit të mashtrimit, humbjes dhe abuzimit. Adresimi i këtyre dobësive në sistem është shumë me rëndësi për Kosovën.

Aktiviteti i USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në mënyrë të veçantë do të mbështesë ZKA-në në përpjekjet e saj për të ndërtuar kapacitetet për zbulimin e mashtrimit dhe për të forcuar mekanizmat tjerë për minimizimin e humbjes së të hyrave, duke siguruar kështu shërbime më të mira për qytetarët. Gjithashtu, përmirësimet në prokurimin publik rrisin kënaqshmërinë e qytetarëve me punën e qeverisë dhe forcojnë besimin në mes të qeverisë dhe qytetarëve.

Të ngjashme