Kthehu te lista
30 Janar 2019

Vazhdon me sukses zbatimi i Programit për Menaxhim dhe Lidership në Zyrën Kombëtare të Auditimit

Programi per Menaxhim dhe Lidership ne ZKA

Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë përkrah Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve të lidershipit

Në datat 28-30 Janar 2019, udhëheqësit e ekipeve të auditimit morën pjesë në punëtorinë “Performanca në Ekip” që u mbajt në Prishtinë, aktivitet në kuadër të Programit për Menaxhim dhe Lidership. Synimi i kësaj punëtorie është të përmirësoj aftësitë dhe metodat institucionale dhe të forcoj më tej kapacitetet profesionale në Zyrën Kombëtare të Auditimit me fokus në rolin e udhëheqësit të ekipit të auditimit, aspekte të veçanta të lidershipit gjatë procesit të auditimit, si dhe fushat potenciale për zhvillim të performancës në ekip.

Me qëllim që të ndihmojnë ekipet të performojnë më mirë, ekspertë nga Suedia  kanë prezantuar teknika dhe mësime të vlefshme të udhëheqjes dhe menaxhimit të proceseve të punës. Po ashtu, rëndësi e veçantë i është dhënë edhe vlerësimit të performancës në punë.

Programi për Menaxhim dhe Lidership është aktivitet i vazhdueshëm në kuadër të Projektit të bashkëpunimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë dhe asaj të Kosovës, ndërsa kjo punëtori u mbajt sipas planit të aktiviteteve për vitin 2018-2019.

Të ngjashme