Kthehu te lista
12 Shkurt 2020

ZKA-ja në shenjë mirënjohje ndaj ndihmes së Suedisë inaguroi sallën ‘SNAO’

Iagurimi i salles SNAO

Në shenjë falenderimi dhe respekti për ndihmën e gjithanshme e shumëvjeçare për ngritjen e kapaciteteve të personelit të Zyres Kombëtare të Auditimit (ZKA), sot në ambientet e ZKA-së u bë inaugurimi i sallës së trajnimeve me emrin e institucionit të Zyres Kombetare të Auditimit të Suedisë (SNAO).

Ceremonia simbolike e inagurimit u bë nga Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani dhe Auditorja e Përgjithshme e Suedisë, Helena Lindberg, e cila njëherësh është edhe zëvendëskryetare e Komitetit për Ngritje të Kapaciteteve të INTOSAI-t.

Të ngjashme