Kthehu te lista
24 Janar 2020

ZKA-ja prezantoi raportin e auditimit në konferencën e shtatë ndërkombëtare ‘Sfidat e Mobilitetit në Transport dhe Siguria Publike’

Prezantimi i raportit ne konferencen nderkombetare

Raporti i auditimit të performancës “Siguria në trafikun rrugor” u prezantua edhe në konferencën e shtatë ndërkombëtare “Sfidat e Mobilitetit në Transport dhe Siguria Publike”.

Në konferencën e organizuar nga Kolegji Tempulli dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike u shpalosen arritjet e ngecjet në sigurinë e transportit dhe sigurinë publike në Kosovë si dhe u diskutuan praktikat më të mira nga vendet e tjera.

Për gjetjet kryesore të raportit “Siguria në trafikun rrugor” para të pranishmëve prezantoi Labinot Sadiku, udhëheqës i ekipit që realizoi këtë raport të auditimit.

Sadiku tha se ky raport ka adresuar çështjet kryesore te cilat ndërlidhen me sigurinë në trafikun rrugor e cila viteve të fundit është mjaftë shqetësuese për pjesëmarrësit në trafik.

Bazuar në këtë, ai tregoi se ZKA-ja ka dhënë 24 rekomandime për institucionet e audituara me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik.

Ndërkohë dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Bejtush Gashi, tha se siguria publike në përgjithësi dhe ajo rrugore në veçanti vazhdojnë të mbeten ndër problemet kryesore për institucionet shtetërore.

Edhe drejtori i Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, Muhamed Krasniqi, theksoi se siguria e lëvizjes në rrugë është çështje që duhet t’i brengosë institucionet dhe qytetarët.

Të ngjashme